Top Channel/ Uragani godet Xhamajkën/ Stuhia më e fortë në histori
28/10/2025 23:16

Uragani Melissa ka mbërritur në jugperëndim të Xhamajkës duke u bërë stuhia më e fortë që ka goditur ndonjëherë kombin e Karaibeve në historinë moderne. Autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në disa rajone, ndërsa qindra banorë janë evakuuar nga zonat bregdetare. Fillimisht një stuhi e kategorisë pesë, Melissa goditi bregdetin me erëra që tejkalonin 185 km/orë, duke shkaktuar dëme të mëdha strukturore dhe përmbytje të menjëhershme. Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve, stuhia është dobësuar lehtë në kategorinë katër, por ende mbetet jashtëzakonisht e rrezikshme, me erëra që arrijnë deri në 230 km/orë. Meteorologët paralajmërojnë se deri në 76 centimetra shi mund të bien në disa zona të vendit, duke rritur rrezikun e rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve të mëdha. Pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë rrugë të përmbytura, pemë të rrëzuara dhe ndërtesa të dëmtuara rëndë. Një banor i Kingstonit i tha BBC News se “Erërat janë aq të forta sa nuk do të mund të ngriheshe në këmbë.” Stuhia pritet të mbetet e fuqishme ndërsa kalon mbi territorin e Xhamajkës dhe më pas të drejtohet drejt Kubës në orët e ardhshme.

Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01