Uragani Fiona po vazhdon të forcohet – duke kërcënuar jetën e shumë njerëzve në pjesë të Karaibeve, thonë sinoptikanët amerikanë. Qendra Kombëtare e Uraganeve tha se stuhia e kategorisë së dytë që aktualisht ka shpejtësi prej 175 km/h mund të përkeqësohet edhe në kategorinë e katërt - përcaktimi i dytë më i lartë. Shiu tanimë po godet Porto Rikon, ku të paktën dy persona kanë vdekur dhe 90% e ishullit mbetet pa energji elektrike.