Kuba ka mbetur e gjitha pa energji elektrike pas goditjes nga Uragani Ian, që preku tokën në perëndim të ishullit e po lë pas një vazhdë shkaterrimesh në rrugën e tij. Sistemi energjetik u shemb i teri, pohuan zyrtarë vendas, sipas të cilëve njëri prej termocentraleve kryesore nuk ka qenë e mundur të kthehej në funksion.