Top Channel/ “Ura në Baltimore u shkërrmoq në pak minuta”. Biden: Incident i tmerrshëm, po hetojmë
26/03/2024 19:03

Momentet e tmerrit të përjetuara në Baltimore i ngjasojnë më shumë një filmi: Ura Francis Scott Key u shemb pasi një anije e mbushur me kontenierë u përplas me një nga këmbët e saj, duke bërë që struktura të rrëzohej. Pamjet e momentit tronditës u shpërndanë me shpejtësi të rrufeshme në rrjet: ato tregojnë sesi në mënyrë gati të paimagjinueshme, ura shembet brenda vetëm pak castesh, ndërkohë me dhjetëra automjeteve përfunduan në ujrat e lumit Patapsco. Efekte Presidenti Joe Biden e quajti shembjen e urës në Baltimore një "aksident të tmerrshëm" dhe u zotua të vërë në funksion portin kryesor të Bregut Lindor sa më shpejt të jetë e mundur Biden tha se do të dërgonte "të gjitha burimet federale" të nevojshme për të hetuar incidentin. Gjashtë persona, të gjithë punëtorë ndërtimi që riparonin urën Francis Scott Key janë zhdukur, thanë autoritetet. Fill pas ngjarjes, të gjitha korsitë drejt urës u mbyllën në të dyja drejtimet dhe trafiku u devijua. Ura, e hapur në vitin 1977, është pak më shumë se 2.5 kilometra e gjatë dhe kalon përmes portit të Baltimorës. Ngjarja ka ngritur pikëpyetje të mëdha. “Kjo është një urë shumë e rëndësishme, dhe ta shohësh atë të shembet aq shpejt, dhe pjesët e saj të përfundojnë ashtu në ujë, duket e cuditëshme”, tha korespondenti i CNN Gabe Cohen. Rreth 30,000 automjete e përdornin cdo ditë këtë urë. Anija e përfshirë në incident është Dali dhe mban flamurin e Singaporit. Ajo sapo ishte larguar nga Baltimora dhe qe nisur drejt kryeqytetit të Sri Lankës, Colombo kur u përplas me njërën këmbë të urës Pamjet; AFP

Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24