Top Channel/ Ura e Ibrit, Kurti takohet me kreun e KFOR: “Urat e reja e bëjnë absurde mbylljen”!
22/08/2026 14:16

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti takohet sot takohet me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Ozkan Ulutash, për të diskutuar hapjen e plotë të Urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve. Kurti shpjegoi se institucionet e Kosovës janë në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in, me qëllim që procesi të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe paqësore. “Sa i përket itinerarit për hapjen e plotë të Urës së Ibrit, përkatësisht marrjen nën kontroll tërësisht nga ana e Policisë së Kosovës, ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in dhe une kam një takim në Kryeministri me gjeneralin e KFOR-it, komandantin Ulutash. Pra, jemi në komunikim të përditshëm, qoftë Kryeministria, qoftë Ministria e Brendshme, në mënyrë që të shkojë gjithçka në mënyrë të qetë dhe paqësore”, tha kreu i ekzekutivit Kosovar. Ai vlerësoi se ndërtimi i urave të reja pranë Urës së Ibrit dhe qarkullimi i lirë nëpër to e kanë bërë të pakuptimtë vazhdimin e mbylljes së urës kryesore. “Pas ndërtimit të urave të reja është bërë absurde që ajo urë të mbahet e mbyllur. Fakti që qytetarët kanë qarkulluar lirshëm në këto ura të reja dhe nuk ka pasur shtim as të incidenteve, as të tensioneve, tregon se qarkullimi i njerëzve dhe mallrave, si dhe liria gjithnjë e më e madhe e lëvizjes, është e dobishme jo vetëm për ekonominë, por edhe për paqen”, u shpreh kryeministri në detyrë. Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, njoftoi ditë më parë për një “tranzicion gradual” të pranisë së tij në Urën e Ibrit, edhe pse theksoi se procesi mbetet i kthyeshëm, në varësi të situatës së sigurisë. Ndërkohë, Bashkimi Evropian ka deklaruar se janë përmbushur kushtet për hapjen e urës edhe për qarkullimin e automjeteve.

Top Channel / Asambleja e PS më 14 nëntor, fokusi te zgjedhjet, Veliaj dhe qeveria
05/11 19:34
Top News- Planifikoi vrasjen e Ervis Martinajt, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën
05/11 19:00
Top News – Të hetohet ‘Specialja’/ ‘Liria ka Emër’ dorëzon kërkesën te Parlamenti Europian
05/11 17:46
Top News-Treni i Kumbaros te Syri i Kaltër/BKH bastis banesën e nënkryetarit të bashkisë së Sarandës
05/11 16:44
Top News – ‘Protesta’ shkon në Kushtetuese. Studentët çojnë paketën ‘antidhunë’ të qeverisë
05/11 16:39
Top Channel/ “Jam vesh me trëndafila sot”, Kryemadhi del nga GJKKO, zbulon ç’ndodhi në seancë
05/11 16:24
Top Channel/ Irani, sulme përtej Lindjes së Mesme? REL: Sa rrezikohet Europa!
05/11 16:22
Top Channel/ “Habibi, me ty do bëj betimin”: Senatori parë mysliman vë në lojë JD Vance!
05/11 16:22
Top Channel/ Debati për pensionet e shqiptarëve. Ligji grek penalizon emigrantët, kërkohet ndryshim
05/11 15:59
Top Channel/ Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas. Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë
05/11 15:54
Top Channel/ “Plumbi i Artë”, 302 vite burg. SPAK kërkon 38 vite burg për tre të penduarit
05/11 15:32
Top News – ‘Po përgjohëm në qeli’. Akuza e Metës në GJKKO, gjykata i rrëzon dy kërkesa
05/11 15:30
Top Channel/ Tritol makinës në Elbasan. Shpërthim eksplozivi, digjet makina e një gruaje
05/11 15:22
Top Channel/ Pallati shpallet i pabanueshëm. Dy viktima nga shpërthimi në Elbasan
05/11 15:20
Top News – ‘Jemi në kilometrin e fundit drejt BE’. Rama merr raportin, flet për dhunën në protesta
05/11 15:14
Top Channel/ Studentët çojnë qeverinë në gjyq, kërkohet pezullimi i gjobave në protesta
05/11 15:12
Top Channel/Merr progres-raportin, Rama: Kilometri i fundit për në BE. Shmang akuzat e Veliajt
05/11 15:08
Top News – ‘Shqipëria ka ecur përpara’. BE ‘flet shqip’ në Tiranë, ‘por rruga jo fushë me lule’
05/11 15:01
Top News – 292 vite burg për ‘Plumbin e Artë’. Pretenca e SPAK për 15 të pandehurit e dosjes makabre
05/11 14:59
Top News – 292 vite burg për ‘Plumbin e Artë’. Pretenca e SPAK për 15 të pandehurit e dosjes makabre
05/11 14:59