Top Channel/ Universiteti me më pak studentë, Bujqësori rrezikon të mbyllë disa degë studimi
14/04/2021 15:40

Për tokat bujqësore, kopshtet botanike apo zoologjike ose peshkimin rrezikohet që të mos ketë më punonjës për t’u kujdesur për to për sa kohë që numri i të rinjve që regjistrohen për të studiuar në këto programe vjen vit pas viti në rënie. “Faktikisht këto degët e bujqësisë , agronomisë, izoteknisë nuk janë degë të preferuara për brezin e ri pavarësisht se janë degë tradicionale dhe kryesore për ekonominë shqiptare. Ky është faktori i parë , më pas shkak tjetër është dhe emigracioni e rënia e lindshmërisë”, tha rektori Fatbardh Sallaku. Nga rreth 124 mijë studentë që vazhdojnë programet e arsimit të lartë për vitin akademik 2020-2021 , universiteti bujqësor ka më pak studentë nga të gjithë. Edhe pse universiteti më i vjetër, sipas të dhënave të INSTAT, bujqësia , pyjet veterinaria e peshkimi janë zgjedhja e vetëm 2.8% studentëve dhe që këto degë vitin tjetër rrezikojnë mbylljen. Shkaku kryesor sipas rektorit të universitetit bujqësor është dhe mesatarja e lartë që pengon maturantët të fitojnë të drejtën e studimit, e për këtë arsye Sallaku ka një propozim. “Për programet e studimit bachelor nuk ka pse të ketë kufir hyrës për në universitetet, bëhet fjalë për degë me interes kombëtar. Të gjithë gjimnazistët që kanë dëshirë të ndjekin degët e bujqësisë pavarësisht mesatares që kanë duhet të organizohet me konkurs “, tha ai. Vlerësimi i të rinjve ndaj këtyre degëve si punë të rëndomta vjen sipas ekspertëve edhe si rrjedhojë e politikave të gabuara arsimore e bujqësore.

Top Channel/ Berisha “gjen” kush e përçau protestën, thirrje gjithë politikës: Bashkohuni
31/10 22:35
Top Channel/ Studentët përplasen me deputetët e PD-së: Nuk duam persona që…
31/10 20:25
Top Channel / Tensione te Kryeministria, policia bën thirrje për hapjen e rrugës
31/10 20:09
Top News – Erdogan takon Zelenskyn. ‘Jam i gatshëm të ndërmjetësoj, do flas edhe me Putin’
31/10 20:00
Top Channel/Avokatit i ndalohet takimi me Veliajn: U justifikuan me mungesën e personelit dhe orarin
31/10 19:49
Top Channel / Plagos me thikë dy efektivë, 47- kishte hedhur edhe benzinë mbi makinë një të riu
31/10 19:48
Top Channel / “LVV jo në protestat e Tiranës”, Kurti: S’jemi rivalë të Shqipërisë
31/10 19:40
Top Channel / Protesta ndan PD me studentët, përplasje mes demokratëve, të rinjve dhe policisë
31/10 19:37
Top Channel/ “Policet” vijnë në protestë! Të veshura si efektive, të rejat bashkohen në Kryeministri
31/10 19:34
Top News – Nuk u lejua të takohej me Veliajn. Ndrecaj: Po pengohem në detyrën time, të merren masa
31/10 19:27
Top News- Policia ‘kursen’ gazin lotsjellës. Shiu fik tensionet në protestën kombëtare të së shtunës
31/10 18:56
Top Channel/ Forca të shtuara policie dhe një makinë ujehedhëse te Gjykata e Lartë
31/10 18:32
Top News – Tensionet në protestë, policia nis shoqërimet, media nuk lejohet të kalojë
31/10 18:18
Top Channel/ Gjekmarkaj “Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së”
31/10 18:11
Top Channel/ Protestuesit kanë hedhur moltov te “Myslym Shyri”, policia në ndjekje të tyre
31/10 18:05
Top Channel/ Droni që filmonte tensionon protestën para Kryeministrisë, policia hedh ujë me presion
31/10 17:59
Top Channel/ Tension para Kryeministrisë, policia hedh ujë me presion
31/10 17:45
Top Channel/ “Respektoni perimetrin e sigurisë” policia paralajmëron protestuesit te Kryeministrisa
31/10 17:36
Top Channel/ Protestuesi luan me çadrën, të tjerë gjuajnë me llastiqe drejt Kryeministrisë
31/10 17:16
Top Channel/ Ujë me presion drejt protestuesve në Bulevard, shtohen forcat e policisë
31/10 17:11