Drejtuesit e Universitetit të Korçës dhe universitetit Politeknik nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit duke synuar hapjen e programeve të reja të studimit. Edhe pse ky është hapi i parë i një procesi të gjatë për dy rektorët e universiteteve, synimi është zhvillimi i mëtejshëm i arsimit të lartë për të shkuar drejt ndërkombëtarizimit. Për rektorin e universitetit të Korçës, ky është një proces që indirekt lidhet me profilizimin e universitetit.