Kreu i qeverisë, Edi Rama mori pjesë në aktivitetin në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Gjatë fjalës së tij ai tha se universitetet në Shqipëri duhet ta kenë të qartë që nëse duan mbështetje ekstra nga qeveria duhet të bëjnë si UBT. Më tej në formë shakaja tha ‘të gjejnë shokë europinë, të dorëzojnë letrat e fejesës që të bëjmë martesën’.