Tirana ka nisur përgatitjet për vitin 2025, kur bashkë me Aleksandrinë, do të mbajë titullin “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj priti një delegacion të përfaqësuesve nga Unioni për Mesdheun ku u diskutua mbi detajet e organizimit të aktiviteteve dhe nxitjes së mirëkuptimit midis kulturave.