Top Channel/ Unioni i tregut agro-ushqimor: OK formalizimit, por gjobat e sekuestrimi nuk ndihmojnë
16/07/2025 19:51

Çdo mall i blerë nga fermeri, qoftë qumësht, mish apo perime, duhet të shoqërohet me faturë fiskale, për të vërtetuar transaksionin dhe origjinën. Në të kundërt, shitësi do të përballet me gjobë dhe sekuestrim të produktit. Të vetmet produkte që do të lejohen të shiten pa faturë janë ato tek shitësit ambulantë të regjistruar pranë bashkive, të cilët paguajnë sipërfaqen e tokës ku tregtojnë. Por as ndëshkimi me gjobë apo sekuestrimi i mallit nuk e çon çdo fermer të vogël drejt formalizimit. Sipas kreut të Unionit të Tregut Agro Ushqimor, Theodhor Kostuli, kjo sjellje do të ndikonte negativisht në sektorin e blegtorisë. “Ne duhet t’i zgjidhim gjërat. Në rast se ti ia merr qumështin fermerit sot, atëherë do të dalë ai grumbulluesi ku, nga 40 lekë që ia merr sot qumështin fermerit, nesër ia merr në njëzet lekë. Kështu sapo falimentove një familje”, thotë Kostuli. Formalizimi është detyrim ligjor. Bujku do të bëhet pjesë e regjistrit të tatimeve nëse qeveria vendos ta subvencionojë atë, kësaj here jo duke i dhënë naftë falas. “Jam pro formalizimit sepse kështu shkojmë drejt gjurmueshmërisë. Por, duke ditur që ti ke një informalitet të madh në bujqësi, ti duhet të ndihmosh në formalizim, ashtu siç subvencionon karburantin, të subvencionosh kostot e formalizimit. Në këtë moment ke para të hedhura, por kështu ndihmon prodhuesin e vogël dhe kështu ata mbajnë përgjegjësi për produktin e tyre”, shton ai. Bujku që është i pajisur me NIPT fermeri nuk ka të drejtë të lëshojë faturë, por në momentin që ai prodhimin e tregton te grumbulluesi apo marketi, ky i fundit duhet t’i bëjë vetes një autofaturë që mban emrin e fermerit. Duke siguruar emrin e prodhuesit dhe grumbulluesit, arrijmë dhe gjurmueshmërinë.

Top News – ‘Dalim me humbje’. Importuesit e naftës, kundër çmimit tavan të Bordit
27/03 16:41
Top Channel/ Ekonomia ngadalëson ritmet, INSTAT: Rritja 3.79% në 2025, niveli më i ulët…
27/03 12:10
Top Channel/ Ngadalëson ekonomia, Instat: Në 2025, ritme më të moderuara rritjeje
26/03 20:22
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës! Bordi vendos: Jo më shumë se 203 lekë për litër
26/03 20:00
Top News- Bordi i Transparencës merr vendim, cakton çmimet e naftës e benzinës, ja sa do shiten
26/03 19:02
Top Channel/ Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve
26/03 17:30
Top Channel/ “Rreziqet për ekonominë nga lufta”, Sejko: Inflacioni nën kontroll
25/03 19:35
Top News – Lufta ndryshon politikat e BSH. Nga objektivi për të ulur normën bazë, shqyrtohet rritja
25/03 17:40
Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14
Top Channel/ Bizneset shtojnë kursimet pas festive/ U rritën ndjeshëm paratë e depozituara në banka
01/03 12:25
Top Channel/ Nis rivlerësimi i pronave, si përllogaritet diferenca për qytetarët
26/02 15:27
Top Channel/Euro po prek fundin, remitancat e turizmi “rrëzojnë” monedhën europiane në minimum të ri
21/02 19:57