Enea Mekolli është ylli më i ri në murin e kujtesës së dëshmorëve të Policisë së Shtetit. Efektivi 34-vjeçar u vra gjatë aksionit për arrestimin e të shumëkërkuarit të drejtësisë Violand Braçellari, i cili hapi zjarr ndaj uniformave blu. I plagosur mbeti edhe efektivi Edison Adri. Në episodin e kësaj të mërkure, Inside Story do të sjellë një investigim të zgjeruar mbi ngjarjen, dinamikën, planin operacional dhe dëshmitë e plota mbi ngjarjen.