Top Channel/ UNESCO shton ishullin tunizian Djerba në listën e trashëgimisë botërore
20/09/2023 21:56

UNESCO ka shtuar ishullin turistik tunizian të Djerba (Zherba) në listën e vendeve të trashëgimisë botërore për shkak të rrënojave të lashta, fshatrave të zbardhura, xhamive, kishave dhe sinagogave. Organizata kulturore e Kombeve të Bashkuara e mori vendimin në Arabinë Saudite, gjatë takimit të 45-të të komitetit të trashëgimisë botërore. Djerba mbulon një sipërfaqe prej 514 kilometrash katrorë dhe është ishulli më i madh jashtë Afrikës së Veriut. Ai kombinon zonat e shkretëtirës në kufi me Mesdheun me tokën bujqësore ku rriten palma dhe ullinj. UNESCO-s raprton se vendbanimi i veçantë i Djerba-s demonstron mënyrën se si njerëzit vendas e përshtatën stilin e tyre të jetesës me kushtet e mjedisit të tyre natyror me mungesë uji. Ministria e kulturës e Tunizisë e mirëpriti vendimin, duke thënë se vendimi i UNESCO-s vendos drejtësinë ndaj përpjekjeve të përbashkëta të autoriteteve dhe shoqërisë civile. Ishulli ka rrënoja kartagjeniane dhe romake dhe gjithashtu shtëpi tradicionale të njohura si "houch", të cilat kanë një oborr të brendshëm dhe sisteme të zgjuara për të mbledhur ujin e shiut. Djerba është e njohur për diversitetin e saj fetar. Ajo ka kisha, sinagoga duke përfshirë Ghriba, më e vjetra në Afrikë, dhe xhami të fortifikuara nga shkolla e Islamit ibadi, disa prej të cilave janë nëntokë. Pamjet: AFP

Top News – Bisedime për Iranin në Pakistan / Teherani gati për luftë: Nuk dorëzohemi
29/03 19:15
Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30
Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34
Top Channel/ Protesta anti-Trump/ Miliona njerëz dolën në rrugët e qyteteve nën moton “Pa Mbretër”
29/03 10:55
Top Channel/ Houthit në luftë, thellohet kriza/ Rebelët e mbështetur nga Irani godasin Izraelin
29/03 10:55
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
29/03 09:28
Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19