Top Channel/ “Unë jam UÇK”! Shqiptarët “pushtojnë” Tiranën, tubim mbarëkombëtar
17/10/2025 19:33

Arif Vladi me Marshin e UÇK-së drithëroi mijëra shqiptarë në Sheshin Skënderbe nga ku pas Prishtinës dhe Hagës, Tirana u vesh Kuq e Zi, në mbështetje të çlirimtarëve të Kosovës, të cilët prej 5 vitesh mbahen në një paraburgim të Holandës. Të ardhur nga çdo cep i Shqipërisë, Kosovës, Preshevës dhe kryeqytetet europiane u bënë bashkë duke brohoritur “Unë jam UÇK” dhe “Liria ka Emër”, sepse në Hagë nuk po gjykohen thjesht katër burra por po gjykohet liria e Kosovës. Hysni Gucati, kryetari OVL tha se jemi në Tiranë të ngremë zërin për drejtësi për të mbrojtur gjakun e derdhur për Liri. “Po barazojnë viktimën me xhelatin. Nuk do ta lejmë. Nuk do përdhoset emri komandantëve tanë. Nga Tirana ti themi botës, se nuk ishim kriminelë por bij që dhanë gjithçka për atdhe” Ish presidenti Alfred Moisiu e vuri theksin tek nevoja e të qenurit të bashkuar. “Është koha mos të heshtim për të mbrojtur veten tonë dhe sakrificat. Nuk do lejojmë të nëpërkëmbim gjakun. Të bashkuar për të mbrojtur kombin tonë. Protestës iu bashkua edhe Ali Ahmeti Kreu BDI-s në Maqedoninë e Veritut, i cili tha se gjykata speciale doli nga objekti i saj fillestar për të cilin u nis. “Gjykata speciale doli nga kuzhinat serbe dhe ruse….UÇK ka respektuar konventat e luftës dhe s’ka shkelur asnjë ligj lufte dhe kjo u dëshmua nga dëshmitë amerikane dhe britanike në Hagë. Liria e tyre duhet të vi pa asnjë vonesë.” Ky manifestim madhështor mundi të bëjë bashkë të vetmin deputet të opozitës pjesëmarrës Bujar Leskaj, me kolegët socialist Taulant Balla, Ulsi Manja dhe Erion Braçe.

Top News – Garanci sovrane për kreditë e shtëpive. Financat kundër, ‘prona mund të lihet kolateral’
13/10 10:12
Top Channel/ Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes në Fier, dëmtohet dera e jashtme e një biznesi
13/10 09:34
Top Channel/ Momenti i aksident tragjik në Athinë, vdes 35 vjeçari, i përfshirë 52 vjeçari shqiptar
13/10 09:22
Top Channel / Raporti europian për Veliajn: Paraburgimi i zgjatur cenon të drejtat e tij
12/10 23:18
Top Channel / Një grua në krye të Burgjeve! Kush pritet ta zëvendësojë Adriatik Kupin
12/10 23:11
Top News- “Shpejt kape…”, banorët në ndjekje të grabitësve të veshur si policë
12/10 22:44
Top News- Një grua në krye të burgjeve, kush është drejtoresha e re pas ikjes së Adriatik Kupit?
12/10 21:11
Top Channel/ “Kape, kape”, momenti kur banorët ndjekin grabitësit të veshur si policë
12/10 21:01
Top Channel /Rrëfimi për grabitjen në Elbasan. U grabitën nga pesë persona të armatosur e maskuar
12/10 20:06
Top Channel /Hoxhës i shuhet dënimi për vrasje.I dënuar për vrasjen e dy vëllezërve
12/10 19:59
Top Channel /Tabaku, vizitë në burg. Deputetja kundërshton argumentet për ndryshimet në Kodin Penal
12/10 19:54
Top Channel / Ministri izraelit vlerëson Ramën. Gideon Sa’ar: Zë i guximshëm në arenën ndërkombëtare
12/10 19:46
Top Channel / Ministria abuzoi me pesticidet, lejoi tregtimin e helmeve të ndaluara
12/10 19:42
Top Channel / KLSH: 10 mln lekë për pastrim, por liqeni në mëshirë të fatit. TCH sjell pamjet
12/10 19:40
Top Channel / Ulje mesatare 20–22% për produktet e shportës, çmimet fiksohen deri më 12 janar
12/10 19:37
Top News – Grabitja me armë në Elbasan/ Familjarët rrëfejnë momentet e tmerrit: Nënës i ra të fikët
12/10 19:29
Top Channel/ “Shtrihu, jemi shteti”, të maskuar si policë grabitën shtëpinë në Elbasan: Na thanë…
12/10 19:25
Top News – Elbasan, familjarët rrëfejnë momentet e grabitjes: Ishin të maskuar si policë, na dhunuan
12/10 18:15
Top Channel/ Të veshur si policë disa persona i grabitën shtëpinë, flasin familjarët në Elbasan
12/10 17:41
Top News- Sokol Hoxha shlyen me arrati 2 vrasje! I shuhet dënimi në Shqipëri, por mbetet i Belgjikës
12/10 17:09