Mediat britanike vazhdojnë ta kenë në vëmendjen fenomenin e emigrantëve shqiptarë që kërkojnë të mbërrijnë në rrugë të paligjshme në Anglinë që për ta, është kthyer sot në Tokën e Premtuar. Gazetarja e BBC Radio 4 dhe BBC World Service, Hayley Mortimer ka hulumtuar mënyrat që përdorin trafikantët për të joshur sa më shumë shqiptarë t`i hyjnë një aventure të tillë, pavarësisht rrezikut që të përfundojnë në shtëpi bari për të shlyer borxhin, e për këtë, nuk ngurrojnë të përdorin dhe atë që ajo e përshkruan si “një marketing të shkëlqyer në TikTok” .