Top Channel/ Ulet pritshmëria ekonomike! Raporti evropian: Qeveria të shkurtojë shpenzimet publike
16/05/2022 19:43

Komisioni Europian ka ulur pritshmëritë për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2.7%, nga 3.7% që kishte parashikuar më herët në raportin e nëntorit. Rishikimi për ngadalësimin e ekonomisë lidhet me ndikimin e luftës edhe në vendin tonë, që ka sjellë një rritje të fortë të çmimeve, veçanërisht të ushqimeve, karburanteve dhe energjisë. Kjo thekson Komisioni Europian ka shtuar pasiguritë dhe pritet të frenojë konsumin dhe investimet private, ndërsa qeveria rrezikon të ngarkohet me një nivel të lartë të borxhit publik për shkak të kostove të rritura nga importi i energjisë elektrike dhe subvecnionimit të faturave të energjisë. Në kushte të tilla, presioni për arkën e shtetit do të rritet theksohet në raport dhe qeveria do të detyrohet që të shkurtojë shpenzimet publike. “Kostoja e lartë e subvencioneve dhe rritja e mbështetjes sociale që pritet për vitin 2022 do të vonojë uljen e deficitit buxhetor në 2.7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2023, kur raporti i borxhit publik parashikohet të ulet në 70.9 %.” Ndërsa inflacioni që aktualisht ka prekur normën më të lartë në 20 vjet , sipas raportit të Komisionit Europian do të qëndrojë mbi objektivin e bankës qendrore prej 3% dhe do të luhatet këtë vit rreth 5% për t’u ulur gradualisht vitin e ardhshëm.

Top News – Çmimet e referencës në bregdet. Rinis procesi i vlerësimit, rezultati brenda prillit
30/03 16:43
Top Channel/ Gruri do kushtojë më shumë, shkak nafta dhe plehrat kimikë! Fermerët ngrenë shqetësimin
29/03 19:48
Top Channel/ Rama: Shteti do ndërhyjë për naftën, do sigurojmë edhe rezerva!
28/03 23:13
Top News – ‘Dalim me humbje’. Importuesit e naftës, kundër çmimit tavan të Bordit
27/03 16:41
Top Channel/ Ekonomia ngadalëson ritmet, INSTAT: Rritja 3.79% në 2025, niveli më i ulët…
27/03 12:10
Top Channel/ Ngadalëson ekonomia, Instat: Në 2025, ritme më të moderuara rritjeje
26/03 20:22
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës! Bordi vendos: Jo më shumë se 203 lekë për litër
26/03 20:00
Top News- Bordi i Transparencës merr vendim, cakton çmimet e naftës e benzinës, ja sa do shiten
26/03 19:02
Top Channel/ Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve
26/03 17:30
Top Channel/ “Rreziqet për ekonominë nga lufta”, Sejko: Inflacioni nën kontroll
25/03 19:35
Top News – Lufta ndryshon politikat e BSH. Nga objektivi për të ulur normën bazë, shqyrtohet rritja
25/03 17:40
Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14