Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka rishikuar sërish me ulje rritjen ekonomike të Shqipërisë. Institucioni parashikon që rritja ekonomike do të ngadalësohet në 3%, ndërsa projeksionet e fundit në muajin mars ishin në nivelin 3.3%. Ky rishikim me ulje vjen pasi në Europë po diskutohet ndalimi i importeve energjetike nga Rusia, me çmimet e karburanteve dhe energjisë elektrike që mund të rriten më tej. Në këto kushte edhe ushqimet dhe kostot e jetesës do të pësojnë një goditje tjetër. E gjitha kjo do të përkthehet në një goditje më të fortë për shtresat e varfëra, sipas raportit.