Rënia e mbulesës vaksinale në popullatë, sidomos në vaksina të kalendarit të detyrueshëm ka alarmuar ekspertët e shëndetit publik, të cilët i kërkojnë Inspektoratit Shëndetësor Shtetëror të tregohet strikt e të mos tolerojë asnjë shkollë, kopsht apo çerdhe që regjistron fëmijë të pavaksinuar. Ligji për sëmundjet infektive ka të përcaktuar se asnjë fëmijë i pavaksinuar nuk mund të frekuentojnë, institucionet arsimore qofshin publike apo jo publike.