Në shkurt inflacioni arriti në 2.6%, niveli më i ulët prej tre vitesh dhe poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë që synonte ta mbante në 3%. Qytetarët kanë shpëtuar nga një valë rekord çmimesh që i shoqëronte prej dy vitesh dhe nisi me krizën e çmimeve të energjisë, e më pas me luftën e Rusisë në Ukrainë.