Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Denys Shmygal tha të shtunën se i duheshin të paktën 120 miliardë dollarë vitin e ardhshëm për tu përballur me pushtimin rus. Ndërkohë që Ukraina do të kishte nevojë për një shumë të ngjashme për të mbajtur ushtrinë e saj, edhe nëse lufta mbaronte. Ukraina shpenzon rreth një të tretën e Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen dhe mbështetet me dhjetëra miliardë dollarë ndihmë financiare nga aleatët e saj perëndimorë për të mbajtur ekonominë e saj.