Volodymir Zelensky pohoi se plani i ri për t'i dhënë fund luftës mund të ngrijë luftimet në vijën e frontit, e të lejojë njëkohësisht krijimin e zonave të çmilitarizuara. Sipas kreut të shtetit ukrainas plani 20-pikësh i rënë dakord me SHBA-në është ende nën shqyrtim të Kremlinit, edhe pse Rusia nuk ka gjasa të heqë dorë nga kërkesat territoriale.