Luftimet në Ukrainë janë ngadalësuar dhe kjo ka të ngjarë të vazhdojë kwshtu në muajt e ardhshëm të dimrit, besojnë agjencitë e inteligjencës amerikane. Megjithatë, nuk ka pasur prova të zbehjes së rezistencës nga ana e forcave ukrainase, tha shefja e inteligjencës amerikane Avril Haines. Ajo tha se të dyja palët do të përpiqen të "riparojnë, rifurnizojnë dhe rindërtojnë" për çdo kundërsulm në pranverë.