Top Channel/ Ukrainë, hiqet granata e pashpërthyer nga gjoksi i ushtarit: Ishte pranë zemrës!
12/01/2023 19:13

Brenda pak orësh, lajmi se një granatë e pashpërthyer është hequr nga gjoksi i një ushtari ukrainas përmes një ndërhyrjeje kirurgjikale tejet delikate, ka bërë shumë shpejt xhiron e botës. Fotografitë e postuara në profiling e Facebook të shërbimit mjekësor të forcave të armatosura të Ukrainës, tregonin grafinë e gjoksit të ushtarit dhe eksplozivin pranë zemrës së tij, si dhe pamjen e kirurgut që mban më pas në dorë pajisjen. Postimi shpjegonte se dy ushtarë xhenierë ishin gjithashtu të pranishëm në sallën e operacionit për të garantuar sigurinë e personelit mjekësor. I lënduari është në gjendje të stabilizuar e duket se po shërohet. Ndërhyrja u krye pa përdorimin e elektrokoagulimit – kur përdoret rrymë elektrike për të ndihmuar në kontrollin e gjakderdhjes gjatë operacionit – nga frika se municioni mund të kishte shpërthyer në cdo moment. Nuk dihet se si përfundoi granata në gjoksin e ushtarit, por ajo është e tipit VOG – rreth 4 cm e gjatë- dhe mund të lëshohet në një distancë deri në 400 metra. Lëvizja e fundit nga Moska ndërkohë ka tërhequr gjithashtu vëmendjen e mediave të huaja. Në krye të trupave në Ukrainë u emërua shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneralin Valery Gerasimov, cka u interpretua menjëherë si shenjë e qartë e pakënaqësisë së Kremlinit me drejtimin e forcave ushtarake në vendin fqinj. Komandanti i mëparshëm, gjenerali Sergei Surovikin, u ul në detyrë, duke u bërë zëvendës i gjeneralit Gerasimov, së bashku me dy gjeneralë të tjerë. Pamjet: AFP

Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50