Një politikan i njohur nacionalist rus, Vladimir Zhirinovsky, sugjeroi që Ukraina të bombardohet natën e ndërrimit të viteve. Sipas tij, në atë moment njerëzit do të dehur nga festimet e nuk do të mund të reagojnë shpejt. Deputeti i Parlamentit rus dhe lideri i Partisë Demokratike Liberale të Rusisë, i bëri këto komente gjatë një transmetimi televiziv.