Forcat ajrore të Ukrainës njoftuan se kishin rrëzuar 16 nga rreth 30 dronë rusë gjatë natës në rajonin Cherkasy. "Gjatë natës, armiku sulmoi masivisht me dronë rajonin tonë Cherkasy. Fatkeqësisht, u godit infrastruktura industriale në qytetin Uman", tha guvernatori i rajonit Cherkasy, Ihor Taburets përmes një postimi në rrjetin Telegram. Në rajonin Zaporizhzhia të Ukrainës, një person u vra dhe një tjetër u plagos nga bombardimet ruse.