Autoritetet ruse njoftuan rrëzimin e një avioni transportues ushtarak në Belgorod, pranë kufirit me Ukrainën. Sipas tyre, askush nuk i mbijetoi rrëzimit, shkaku i të cilit nuk është ende i qartë. Megjithatë, Vyacheslav Volodin, ligjvënës i Dumës ruse pretendon se avioni u rrëzua nga Kievi me raketa të perëndimit.