Ky fillim vit nis me ndalimin e transportin e gazit rus në Evropë përmes territorit të Ukrainës , pasi një marrëveshje tranziti pesëvjeçare skadoi. Ky zhvillim vjen në një kohë kur lufta e Moskës në Ukrainë së shpejti hyn në vitin e saj të katërt. Ministria e Energjisë e Ukrainës tha se i dha fund marrëveshjes “në interes të sigurisë kombëtare”. “Ne kemi ndaluar transitin e gazit rus. Kjo është një ngjarje historike,” tha kjo ministri në një deklaratë.