Udhëheqësit e BE-së vendosën të enjten t’i japin Ukrainës dhe Moldavisë zyrtarisht statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, njoftoi Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel në Twitter. “Një moment historik. Sot shënon një hap vendimtar në rrugën tuaj drejt BE-së”, shkroi Michel në Twitter.