Top Channel/ Ukraina merr dritën jeshile? “Të përdoren armët amerikane kundër Rusisë”!
31/05/2024 11:39

President ii SHBA-së Joe Biden i ka dhënë Ukrainës lejen të përdorëarmët amerikane për të kryer sulme brenda Rusisë, por vetëm në afërsi të rajonit të Kharkivit dhe për qëllime të kufizuara mbrojtjeje. Forcat ruse kanë avancuar ndjeshëm javët e fundit në këtë zonë pas ofensivës së befasishme të forcave të Moskës atje. Vetëm mëngjesin e sotëm, zyrtarë ukrainas raportuan për tre të vrarë dhe 16 të plagosur nga bombardimet ruse, që goditën një bllok apartamentesh në periferi tëqytetit të Kharkivit. Nga sa pohojnë mediat e mëdha të huaja megjithatë, qëndrimi i Ëashingtonit është që Ukraina të mos përdorë raketa amerikane me rreze të gjata veprimi apo ATACMS, si dhe municione të tjera për të kryer sulme brenda Rusisë, nuk ka ndryshuar.Vendimi i Bidenit lejon që armët, me të cilat SHBA-ja e furnizon Ukrainën, të përdoren vetëm për “qëllime mbrojtjeje në rajonin e Harkivit, në mënyrë që Ukraina t’iu përgjigjet forcave ruse të cilat e sulmojnë atë, apo përgatiten për ta sulmuar”. I pyetur nga CBS nëse politika e re përfshinte goditjen e një avionic rus, një zyrtar amerikan që deshi të mbetej anonim u shpreh: “Ne kurrë nuk i kemi thënë Ukrainës se nuk mund të rrëzojnë në tokën ruse një avion rus i cili po shkon për t`i sulmuar ata”. Muajt e fundit, Rusia ka kryer sulme të pareshtura ajrore dhe tokësore kundër Ukrainës, e cila po përballet me mungesë municioni.Kievi i është lutur aleatëve ta përshpejtojnë dërgimin e municionit, si dhe ka kërkuar që t’i lejohet të përdorë armë me rreze të gjata veprimi – pasi e ka të kufizuar përdorimin e tyre brenda territorit të Rusisë.

Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34
Top Channel/ Protesta anti-Trump/ Miliona njerëz dolën në rrugët e qyteteve nën moton “Pa Mbretër”
29/03 10:55
Top Channel/ Houthit në luftë, thellohet kriza/ Rebelët e mbështetur nga Irani godasin Izraelin
29/03 10:55
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
29/03 09:28
Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00