Top Channel/ Ukraina mban manovra ushtarake artilerie pranë kufirit me Bjellorusinë
16/02/2022 21:50

Ukraina publikoi pamjet e manovrave të artilerisë së saj në Rivne, pranë kufirit me Bjellorusinë. Zhvillimi vjen në një kohën kur Rusia ka njoftuar mbylljen e manovrave ushtarake në Krime dhe tërheqjen e forcave nga kufijtë e Ukrainës. Kremlini mohoi gjithashtu akuzat e një sulmi kibernetik ndaj Ukrainës, e cila tha një ditë më parë se faqet e internetit të ministrisë së mbrojtjes dhe dy bankave ishin sulmuar. "Ne nuk dimë asgjë. Siç pritej Ukraina vijon të fajësojë Rusinë për gjithçka," tha për gazetarët zëdhënësi i Kremlin, Dmitry Peskov. Sulmet kibernetike kishin përfshirë bankën shtetërore Oshadbank dhe dy institucione të mëdha financiare. Shërbimet kishin rinisur punë të mërkurën ndërsa faqja e minsitrisë së mbrojtjes mbetej ende gjysmë funksionale. Grupet vëshguese të Ukrainës bënë përgjegjës Moskën. "Nuk mund të përjashtohet fakti që agresori përdor hile të ulëta”, thanë autoritetet ukrainase duke iu referuar Moskës. Pas një sulmi të tillë në janar NATO njoftoi një marrëveshje mbrojtjeje kibernetike me Kievin. Bashkimi Evropian tha gjithashtu se po mobilizonte burimet e saj në ndihmë të sigurisë kibernetike të Ukrainës.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30