Ambasadori i Rusisë në OKB pretendon se Moska ka prova se Ukraina po zhvillon armë biologjike. Në mbledhjen e sigurisë së OKB me kërkesë të Rusisë , Vasily Nebenzya tha se forcat ruse kanë gjetur prova të një rrjeti prej 30 laboratorësh që synonin zhvillimin e disa sëmundjeve vdekjeprurëse. Ai tha se "eksperimente biologjike shumë të rrezikshme" ishin kryer në këto vende në koordinim me SHBA. Por SHBA i ka quajtur pretendime të tilla nga Rusia "qeshartake " dhe paralajmëron se Moska mund t'i përdorë ato për të justifikuar sulmin e saj të ardhshëm ndaj Ukrainës.