Top Channel/ Ukraina intensifikon sulmet e natës me dronë në Moskë. Rezidentët kërkojnë qetësi
28/08/2023 21:52

Banorë të Moskës diskutonin sot shtimin e sulmeve me dronë në kryeqytetin rus nga ushtria e Ukrainës. Njerëz të intervistuar nga mediat shpreheshin të shqetësuar ndërsa të tjerë thanë se ndjeheshin të qetë, duke besuar se ishin mjaftueshëm të mbrojtur nga ushtria. Pensionisti Konstantin, tha se ka besim te autoritetet dhe nuk shqetësohet për sulmet. Ndërsa 40 vjeçari Tigran, tha se ishte shqetësuar nga sulme e fundit natën në qendër të qytetit, por edhe ai në përgjithësi ndjehej i sigurt. Një dron ukrainas goditi javës që shkoi një ndërtesë në ndërtim në zonën financiare të Moskës që ishte sulmi i gjashtë i këtij lloji në kryeqytetin rus. Pamjet në media tregonin momentin e shpërthimit dhe vrimën që shpërthimi kishte lënë në fasadën e ndërtesës. Zona financiare e Moskës është katër km larg ndërtesave qeveritare të Kremlinit. Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, ka thënë se mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar disa dronë të tjerë sulmues në pjesën perëndimore të Moskës. Ukraina ka thënë se ka kryer sulmet për të treguar aftësinë e goditjes së Moskës dhe për të ruajtur vëmendjen e atyre që “duan të harrojnë sulmin ndaj Ukrainës”.

Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32
Top News – Franca nxjerr në rrugë ushtrinë / Policia dështoi gjatë trazirave të fundjavës
21/10 11:20
Top Channel/ “Ne thyejmë vitrinat, ju merrni këpucët”: Si u “peshkuan” në rrjet të rinjtë e Milanos!
21/10 11:11
Top Channel/ Dhunuan gazetarët, policët danezë nën hetim: Urgjent masa parandalimi në të ardhmen!
21/10 11:02
Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00