“Ukraina ka hequr dorë nga ambicia e saj për t'u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s, në këmbim të garancive perëndimore të sigurisë si një kompromis për t'i dhënë fund luftës me Rusinë”, ka thënë presidenti Volodymyr Zelensky përpara bisedimeve me të dërguarit e SHBA-së në Berlin. Ky veprim shënon një ndryshim të madh për Ukrainën, e cila ka luftuar për t'u bashkuar me NATO-n si një mbrojtje kundër sulmeve ruse dhe e ka një aspiratë të tillë të përfshirë në kushtetutën e saj. Vendimi gjithashtu përmbush një nga qëllimet e luftës së Rusisë, megjithëse Kievi zyrtar deri më tani ka qëndruar i vendosur kundër dhënies së territorit Moskës, që është një kërkesë tjetër kryesore. Zelensky ka thënë të dielën se garancitë e sigurisë nga SHBA-ja, evropianët dhe partnerët e tjerë në vend të anëtarësimit në NATO, janë një kompromis nga ana e Ukrainës. Disa partnerë nga SHBA-ja dhe Evropa nuk e mbështetën këtë drejtim", ka pohuar ai në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve në një bisedë në WhatsApp.