Top Channel/ Ukraina goditi në ditën e zgjedhjeve, Rusia: Hakmarrje. Putin mban pushtetin
20/09/2026 22:57

Ditët e votimit për 450 vendet e Dumës Shtetërore në Rusi janë mbyllur nën dritën e zjarreve dhe sirenave të alarmit. Ushtria ukrainase ka ndërmarrë një sulm masiv me rreth 1,600 dronë, 450 prej të cilëve synuan direkt kryeqytetin rus dhe rrethinat e tij. Nga goditjet humbën jetën një grua 44-vjeçare dhe një i moshuar, ndërsa u evakuuan mbi 400 persona pas dëmtimit të një ndërtese 21-katëshe. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përshëndeti operacionin në platformën X, duke nënvizuar se sulmet arritën të godasin një nga objektet kryesore të industrisë së naftës dhe logjistikës ruse, duke i shkaktuar makinës së luftës së Kremlinit dëme prej miliarda dollarësh [shuj]. Në kundërpërgjigje, Ministria ruse e Mbrojtjes akuzoi Kievin për përpjekje të qëllimshme për të "prishur vullnetin demokratik të qytetarëve që votuan" dhe premtoi sulme të pamëshirshme e me saktësi të lartë ndaj objektivave ushtarake në Kiev. Këto ishin zgjedhjet e para parlamentare në Rusi që nga nisja e ofensivës ushtarake në Ukrainë në vitin 2022. Sondazhi zyrtar i publikuar nga agjencia shtetërore VCIOM tregon se partia në pushtet, "Rusia e Bashkuar", po udhëheq sigurt me 49.4% të votave Partitë e tjera që arritën të kalojnë pragun janë Komunistët me 14.2% dhe nacionalistët e LDPR me 10.7%. Opozita e vërtetë e Rusisë u shtyp. Partia liberale kundër luftës "Yabloko" u ndalua të kandidonte nga Gjykata Suprem. Ndërkohë, e veja e liderit të ndjerë Alexei Navalny, Yulia Navalnaya, u bëri thirrje qytetarëve që të protestonin gjë që nxiti grumbullime të mbështetësve edhe jashtë ambasadave ruse në Berlin e Londër.

Top Channel/Gjermani, përshkallëzohen protestat/Nisi paqësore, por më pas pati përleshje me policinë
01/11 10:44
Top Channel/ Shpërthen dhuna në Francë, zjarr e përleshje të forta. Mbi 300 mijë njerëz në rrugë
31/10 22:43
Top Channel/ Gen Z i thotë “JO” dhunës në Gjermani, protestë paqësore: “Jo” sulmit e maskave
31/10 22:33
Top News – Alarm për sulm në Moskë. SHBA thirrje qytetarëve – Shmangni Muzeun Tsaritsyno
31/10 19:45
Top Channel / Halloween i frikshëm në Evropë. Protesta në Francë, Gjermani, Itali e vende të tjera
31/10 19:43
Top News – Darka e Lavrov me Marko Rubion. Ftesa e Rubios thellon ndasitë mes SHBA dhe BE
31/10 18:00
Top Channel/ Serbi, mbyllet banka Alta! I hiqet licenca, dyshime për transferta drejt Rusisë
31/10 14:55
Top Channel/ Vuçiç drejt arrestimit? Avokati: Shkelje ligjore, në pritje të ndjekjes penale!
31/10 14:51
Top News – ‘Spiunët’ marokenë orkestruan fluksin, hetimi spanjoll për dyndjen e emigrantëve në Ceuta
31/10 14:30
Top News – Trump e ka ndarë mendjen. Sulmon Iranin pak orë pas zgjedhjeve të mesmandatit
31/10 14:00
Top News – Mashtroi vdekjen. Christa Pike rrëfen ‘përvojën’ dhe pasojat e injeksionit
31/10 13:30
Top News – Shqetësime për Trump. Presidenti ndërpret fjalimin, ‘përlotet’ gjatë fushatës
31/10 13:00
Top Channel/ Nga Roma në Milano e Torino, Italia “pushtohet” nga protestat- Rikthehen tensionet!
31/10 12:08
Top Channel/ Franca në frikë nga Halloween! Fundjava e tretë e protestave të dhunshme
31/10 12:08
Top Channel/ Poloni, përleshje për kreun e Gjykatës Kushtetuese: Ndërhyn presidenti!
31/10 11:58
Top Channel/ Kanadaja afrohet me BE-në: Krijohet në Montreal “Aleanca për të Ardhmen”!
31/10 11:56
Top Channel/ SHBA i shet Ukrainës 500 raketa Patriot, Zelensky skeptik: Nuk i dihet kur dorëzohen!
31/10 11:24
Top Channel/ Mediat në SHBA: Ditën e parë pas zgjedhjeve, Trump do të rinisë sulmet ndaj Iranit!
31/10 11:19
Top Channel/ Gjermania përgatitet për protesta: Gjenerata Z, në rrugë për Halloween!
31/10 11:18
Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13