Top Channel/ Ukraina godet Rusinë me dronë, Zelensky: Po përparojmë më thellë në territorin rus
14/08/2024 22:50

Ukraina goditi rajonet ruse me raketa dhe dronë të mërkurën, ndërsa Kievi tha se po përparonte më thellë në në operacionin më të madh të huaj në Rusi për disa dekada, për të cilin Shtëpia e Bardhë tha se paraqet një “dilemë të vërtetë” për presidentin rus Vladimir Putin. Mijëra trupa ukrainase kaluan kufirin rus në orët e para të 6 gushtit në rajonin perëndimor të Kurskut të Rusisë, në atë që presidenti Putin tha se ishte një provokim i madh që kishte për qëllim të siguronte një pozicion më të fortë në bisedimet e mundshme të armëpushimit në të ardhmen. Në një zhvillim të sikletshëm për Rusinë, Ukraina zuri një pjesë të Kurskut dhe megjithëse presidenti Putin tha se ushtria ruse do t’i zmbrapste forcat ukrainase, betejat intensive deri më tani nuk kanë arritur t’i dëbojnë ato, raporton Zëri i Amerikës. Rusia tha të mërkurën se kishte shkatërruar 117 dronë ukrainas gjatë natës, kryesisht në rajonet Kursk, Voronezh, Belgorod dhe Nizhny Novgorod. Ajo tha se kishte rrëzuar edhe raketa dhe publikoi pamje të bombarduesit Sukhoi Su-34 duke goditur pozicionet ukrainase në Kursk. Raporte të pakonfirmuara thanë se disa nga dronët ukrainas goditën bazat ajrore ruse. Garda Kombëtare e Rusisë tha se po forconte sigurinë në termocentralin bërthamor të Kurskut, i cili është vetëm 35 km larg nga zona e luftimeve. Komandantët rusë kishin thënë se fronti në Kursk ishte stabilizuar, megjithëse presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se forcat e tij po vazhdonin të përparonin atje dhe urdhëroi gjeneralët e tij të zhvillonin “hapat e ardhshëm thelbësorë” të operacionit. Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden, tha se zyrtarët amerikanë ishin në kontakt të vazhdueshëm me Ukrainën lidhur me operacionin, për të cilën ai tha se kishte “krijuar një dilemë të vërtetë” për presidentin Putin, i cili dërgoi mijëra trupa në Ukrainë në vitin 2022.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20