Top Channel/ Ukraina bën ndryshime të rëndësishme në ‘planin e paqes’ të SHBA-së
25/11/2025 19:27

Ukraina ka ndryshuar ndjeshëm “planin e paqes” të SHBA-së për t’i dhënë fund konfliktit, duke hequr disa nga kërkesat maksimaliste të Rusisë, thanë njerëz të njohur me negociatat, ndërsa udhëheqësit evropianë paralajmëruan të hënën se nuk mund të arrihet një marrëveshje shpejt. Volodymyr Zelenskyy mund të takohet me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë këtë javë,mes një sërë telefonatash midis Kievit dhe Uashingtonit. Ukraina po bën presion që Evropa të përfshihet në bisedime. Plani origjinal prej 28 pikash SHBA-Rusi u hartua muajin e kaluar nga Kirill Dmitriev, i dërguari special i Vladimir Putinit dhe përfaqësuesi i Trump, Steve Witkoff. Ai i bën thirrje Ukrainës të tërhiqet nga qytetet që kontrollon në rajonin lindor të Donbasit, të kufizojë madhësinë e ushtrisë së saj dhe të mos i bashkohet NATO-s. Gjatë negociatave të së dielës në Zvicër të udhëhequra nga sekretari i shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, dhe shefi i stafit të Zelensky-t, Andriy Yermak, plani u rishikua në thelb. Tani ai përfshin vetëm 19 pika. Kievi dhe partnerët e tij evropianë thonë se vija ekzistuese e frontit duhet të jetë pika fillestare për diskutimet territoriale. Të hënën, Zelenskyy tha: “Që tani, pas Gjenevës, ka më pak pika, jo më 28, dhe shumë elementë të saktë janë përfshirë në këtë kornizë”, duke shtuar se çështje të ndjeshme do të diskutoheshin me Trumpin. Ata thonë se nuk mund të ketë njohje të tokës së sekuestruar nga Rusia dhe se Kievi duhet të marrë vendimet e veta nëse do të bashkohet me BE-në dhe NATO-n diçka për të cilën Kremlini dëshiron të vendosë kushte. Zëvendësministri i parë i jashtëm i Ukrainës, u shpreh se çështje të tilla ishin “vendosur në kllapa” që Trump dhe Zelenskyy të vendosnin më vonë. Rubio i vlerësoi bisedimet e së dielës si “shumë, shumë pozitive”. Duke shkruar në Truth Social të hënën, ku Trump ditë më parë kishte akuzuar udhëheqjen e Ukrainës se nuk kishte “zero mirënjohje”. “A është vërtet e mundur që po bëhet përparim i madh në bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës??? Mos e besoni derisa ta shihni, por diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur. ZOTI E BEKOFTE AMERIKËN!”, shkroi ai. Delegacioni i Ukrainës e informoi Zelensky-n rreth bisedimeve të hënën, pasi u kthye në Kiev nga Gjeneva. Ata e përshkruan versionin e fundit të planit si më realist. Zelenskyy foli me zëvendëspresidentin e SHBA-së, JD Vance, dhe i kërkoi atij të përfshijë vendet evropiane në proces. Por, në shenjën më të qartë deri më tani, plani origjinal prej 28 pikash i parë gjerësisht si i favorshëm për Moskën, ende nuk i plotëson disa kërkesa kyçe të Kremlinit, ndërsa ndihmësi më i lartë i politikës së jashtme i Putinit tha të hënën se Moska do të kërkojë të “ripërpunojë” pjesë të tij. “Na u dha një lloj drafti… i cili do të kërkojë ripërpunim të mëtejshëm”, tha Yuri Ushakov, duke shtuar se “shumë dispozita” të planit dukeshin të pranueshme për Rusinë, por të tjerat do të “kërkonin diskutimet dhe shqyrtimin më të detajuar midis palëve”. Duke nënvizuar qëndrimin e ashpër të Kremlinit, Ushakov tha se Moska do të refuzonte një kundërpropozim evropian nga fundjava, i cili, ndryshon kuptimin dhe rëndësinë e pikave kyçe në lidhje me anëtarësimin në NATO dhe territorin. Ndërsa negociatorët përpiqeshin të rishikonin një kornizë, Ukraina dhe Rusia numëruan viktimat këtë të martë, pasi shkëmbyen sulme vdekjeprurëse gjatë natës. Guvernatori në detyrë i rajonit të Rostovit në Rusi tha se të paktën tre persona u vranë nga sulmet ukrainase. Autoritetet në Kiev thanë se të paktën një person u vra dhe shtatë të tjerë u plagosën në kryeqytet, pasi një breshëri raketash dhe dronësh shënjestruan sektorin e energjisë të vendit.

Top Channel/ Miratohet monedha e floririt me fytyrën e Trump: 24 karat, del në 4 korrik!
20/03 14:45
Top Channel/ Izraeli mbyll xhaminë Al Aksa, besimtarët luten në rrugë: “Hera e parë në dekada”!
20/03 14:37
Top New – SHBA godet ‘Homeland Justice’/Mbyllen faqet e iranianëve, mes tyre ai që sulmoi Shqipërinë
20/03 13:35
Top News – Trump do pushtojë ishullin e Khargut / Do fusë trupat në Iran, gati plani i luftës
20/03 13:35
Top News – Meningjiti vret edhe në Francë/ Britania e madhe në mes të një shpërthimi të paparë
20/03 13:32
Top News – Tym i zi mbi fabrikën e makinave / 14 të zhdukur mes flakëve dhe 21 të lënduar
20/03 13:26
Top News – Të hapim Ngushticën e Hormuzit! Evropa, Japonia e Kanadaja me deklaratë të përbashkët
20/03 12:49
Top News -‘Zoti e shkatërroftë Izraelin…’/Erdogan në faljen e Fiter Bajramit: Do të paguajë çmimin
20/03 12:45
Top News – Shkoi për të uruar festën. Kryeministri Australian pritet me protesta në xhami
20/03 12:44
Top Channel/ BTS rikthehen në skenë, 260 mijë fansa dhe masa të rrepta sigurie në koncertin historik
20/03 12:33
Top Channel/ Alarm për IOS! Zbulohet sulmi “DarkSword”, Apple apel për përditësim urgjent
20/03 12:31
Top News- Anije luftarake ruse e një cisternë nafte / Putin sfidon Trump, thyen bllokadën ndaj Kubës
20/03 12:26
Top News – Do hedhë në erë pistat e Grenlandës / Nëse Trump sulmon, Danimarka e ka gati planin
20/03 12:25
Top News – Tmerr në fluturim, turbulenca të frikshme / Disa të plagosur në avionin e Delta Airlines
20/03 12:25
Top News – SHBA, ofensivë për të hapur Hormuzin / Avionë luftarakë e helikopterë kundër Iranit
20/03 12:20
Top Channel/ Falja e Bajramit, besimtarët mbushin Xhaminë e Madhe në Mekë!
20/03 11:57
Top Channel/ SHBA “hakmerret” për Shqipërinë: Godet hackerat iranianë, bllokon “Homeland Justice”!
20/03 11:20
Top Channel/ Origjina e jetës, përgjigja vjen nga asteroidi? Zbulohen “blloqe” materiali genetik!
20/03 11:19
Top News – Festë dhe raketa në Lindjen e Mesme / Myslimanët e botës shënojnë Fitër Bajramin
20/03 11:00
Top News – Kim Jong un dhe vajza e tij mbi tank: ‘Tundet toka’ / Testojnë ‘bishën’ e re të betejës
20/03 10:48
DIGITALB DIGITALB