Shërbimet sekrete ukrainase kanë arrestuar politikanin pro-rus, Viktor Medvedchuk, aleati më i ngushtë dhe më me influencë i Vladimir Putinit në Ukrainë. Presidenti Volodymir Zelenksy publikoi një foto ku Medvedchuk shihej i lodhur e me pranga në duar, e tha se ai është kumbari vajzës së shefit të Kremlinit.