15 turistë kanë mbetur të bllokuar në Theth pasi rruga ku po udhëtonin u dëmtua si pasojë e motit të keq me reshje të dendura shiu. Probleme si pasojë e shiut që ka vazhduar gjatë gjithë natës raportohen në disa zona të qarkut të Shkodrës. NË Fushën e Muriqanit, Njësia Administrative Ana e Malit, përrenjtë kanë dalë nga shtrati duke përmbytur një sipërfaqe prej 400 hektarësh.