Top Channel/ Ujësjellësi i ri “mollë sherri”, protestë në Korçë
04/11/2025 21:48

Banorët e fshatit Burimas në Maliq protestuan duke bllokuar punimet e nisura për ndërtimin e linjës së ujësjellësit që do të lidhë fshatrat Zvezdë dhe Burimas. Sipas tyre, ndërtimi i një pusi që bën të mundur furnizimin me ujë të pijshëm për të gjitha familjet e fshatit është arritur pas shumë vite pritje dhe peripecish, ndërsa projekti i ri po zbatohet pa një konsultim paraprak me ata. Shqetësimi kryesor për banorët është rreziku që ata të përballen përsëri me mungesën e ujit të pijshëm. Pas reagimit të banorëve, përfaqësues të ujësjellësit tentuan të bisedojnë me ta për t’i informuar se projekti parashikon ndërtimin e një linje të përbashkët lidhëse midis fshatrave Zvezdë, dhe Burimas, pa cenuar furnizimin me ujë të këtij të fundit, pasi edhe në Zvezdë është ndërtuar një tjetër pus për të plotësuar nevojat e banorëve. Linja e re synon të bashkojë burimet ujore të dy fshatrave për raste emergjente.

Top News- Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes
09/11 18:38
Top News-‘Rasti Veliaj do ngrihet në PE’/ Eurodeputeti italian-Të respektohet prezumimi i pafajësisë
09/11 18:34
Top Channel/Trafik qëniesh njerëzore, ndalohet vëllai i Viktor Orban:“Shënjestra e vërtetë jam unë”!
09/11 16:05
Top Channel/ Politikat e emigracionit, Trump e pranon: “E rëndova dorën” me dëbimet!
09/11 16:01
Top Channel/ Ulliri me bollëk, çmimi bie. Në Elbasan vaji i ullirit shitet 400-500 lekë për litër
09/11 15:56
Top Channel/ I heqin tumorin 3.1 kg nga hunda. Ndërhyrje e rrallë kirurgjikale ndaj 71-vjeçarit
09/11 15:52
Top Channel/ Bujqësia, debat për buxhetin. 17.9 mld lekë për vitin 2027, deputetët kritikojnë fondet
09/11 15:39
Top Channel/ Çmimet rriten, rëndojnë familjet. Inflacioni arrin në 3.4% në tetor
09/11 15:36
Top Channel/ Transporti kërkon TVSH 6%. Operatorët kundër rritjes së barrës fiskale: Rrisim çmimet
09/11 15:34
Top Channel/ Vlorë, 90 qytetarë në spital. Dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm, priten analizat
09/11 15:30
Top Channel/ Opozita bojkoton “territorialen”. Reforma pa opozitën, Mazniku ofron bashkëpunim
09/11 15:27
Top Channel/ Hitaj përballet me opozitën. Deputetët kërkojnë dorëheqjen për protestat
09/11 15:23
Top News- SPAK kërkon 2 vite burg për Bener Becin! Jepet pretenca, konvertohet në shërbim prove
09/11 15:20
Top News- Nis faza dy e Territoriales/ Mungon opozita, Mazniku- Duhet gjithëpërfshirje
09/11 15:19
Top News- Gjobiten 21 protestues/ Ndëshkohen me 5000 lekë pasi bllokuan qarkullimin
09/11 15:16
Top Channel/Transferimi i Veliajt, sekret. Drejtoresha e Burgjeve: Urdhri, i klasifikuar për dy vite
09/11 15:16
Top News- “Transferimi i Veliajt sekret”, Drejtoresha e burgjeve jep detaje tek Siguria
09/11 15:10
Top Channel/ SPAK thellon hetimet për Hysenin. Pastrim parash, transferta mijëra euro vëllait
09/11 15:08
Top Channel/ Shefi i kompanisë pranon lidhjen me një grua të dyshuar si spiune kineze
09/11 15:00
Top Channel/ SPAK kërkon mbi 150 vite burg për Shullazin, Berishën dhe bandën e 2005-ës!
09/11 14:56