Top Channel/ UFO-t u shfaqën që në 1947! Raporte sekrete flasin për disqe dhe sfera në qiell
09/05/2026 12:18

Dosjet sekrete të publikuara nga Pentagoni përmbajnë raportime të detajuara për objekte fluturuese të paidentifikuara, që nga fundi i viteve 1940 deri në ditët e sotme. Dokumentet përfshijnë dëshmi për “pjata fluturuese”, sfera të ndritshme portokalli dhe fenomene që zyrtarët amerikanë i konsiderojnë ende të pashpjegueshme. Në një nga rastet më të përfolura, agjentë federalë përshkruajnë një objekt të ngjashëm me “Syrin e Sauronit”, ndërsa Pentagoni pranon se disa incidente mbeten pa shpjegim zyrtar. Një dosje e dhjetorit te vitit 1947 përmban një seri raportimesh për “disqe fluturuese”. “Raportimet e vazhdueshme dhe të fundit nga vëzhgues të kualifikuar lidhur me këtë fenomen e bëjnë këtë çështje ende shqetësuese për Komandën e Materialeve Ajrore”, thuhet në një dokument të dosjes. Një raport inteligjence i Forcave Ajrore i klasifikuar “tepër sekret” nga nëntori i vitit 1947 përmban informacione mbi raportime për “mjete ajrore të paidentifikuara” dhe “pjata fluturuese”. “Prej disa kohësh kemi qenë të shqetësuar nga raportimet e përsëritura për pjata fluturuese”, thuhet në dokument. Një tjetër dosje përmbledh deklaratat e shtatë punonjësve federalë amerikanë, të cilët raportuan veçmas për “disa fenomene anomale të paidentifikuara” në SHBA gjatë vitit 2023. “Besueshmëria e raportuesve dhe natyra potencialisht anomale e vetë ngjarjeve e bëjnë këtë raport një nga më bindësit në arkivin aktual të AARO-s”, thuhet në përshkrimin e dosjes, duke iu referuar Zyrës së Pentagonit për Zgjidhjen e Anomalive në të Gjitha Fushat. Në një nga incidentet, tre ekipe agjentësh federalë raportuan se panë “sfera portokalli në qiell që lëshonin ose nxirrnin sfera më të vogla të kuqe”. Në një rast tjetër, dy agjentë federalë panë “një sferë të ndritshme portokalli… pranë një shkëmbi të lartë”. Përshkrimi shoqërohej edhe me një vizatim të një rrethi portokalli-kuq me një vijë të verdhë në pjesën e poshtme. Objekti u përshkrua si “i ngjashëm me Syrin e Sauronit nga ‘Lord of the Rings’, por pa beben e syrit”.

Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50