E apasionuar pas artit dhe mësimdhënies, çdo fundvit Keti Bashhysa ngjitet në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Spektaklet e ideuara prej saj janë një udhëtim emocional ku ajo përcjell ndjenjat nëpërmjet tingujve dhe fjalës. Skena është si një magnet, që e tërheq që kur ishte e vogël dhe ndiqte pas të atin, aktorin e mirënjohur Hysen Bashhysa. Ndryshe nga ai zgjodhi muzikën, po rrugëtimi i saj artistik nuk ndalet vetëm tek violinçeli.