Top Channel/ Udhëheqësi i Iranit kërcënon Izraelin dhe SHBA-në: Do merrni përgjigje shkatërrimtare
02/11/2024 20:54

Udhëheqësi suprem i Iranit kërcënoi të shtunën Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara se do të marrin siç tha një “përgjigje shkatërruese” lidhur me sulmet ndaj Iranit dhe aleatëve të tij. Këto kërcënime vijnë ndërsa grupi militant Hezbollah në Liban lëshoi me dhjetëra raketa ndaj Izraelit. Ndërkohë të premten Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin urdhëroi dërgimin e disa avionëve bombardues shtesë dhe luftëanijeve në Lindjen e Mesme për të forcuar praninë amerikane në rajon. Një sulm me raketa nga grupi militant Hezbollah në qytetin Tira të Izraelit plagosi disa persona. Sirenat që paralajmëronin sulme ajore u dëgjuan në të gjithë Izraelin të shtunën, ndërsa dhjetëra raketa të lëshuara nga grupi militant u rrëzuan nga mbrojtja ajrore izraelite. Grupi militant Hezbollah, i mbështetur nga Irani, tha se kishte sulmuar me raketa dy baza të ushtrisë izraelite, një në Glilot pranë Tel Avivit dhe bazën ajrore në Palmachim. Por ushtria izraelite nuk ka konfirmuar asnjë nga sulmet e pretenduara ndaj bazave ushtarake. Sulmet e së shtunës sipas analistëve mund të jenë një paralajmërim për një sulm më rëndë kundër Izraelit. Ayatollah Ali Khamenei, udhëheqësi suprem i Iranit, kërcënoi Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës se Teherahi do t’i përgjigjet sulmeve ajrore të Izraelit të 26 tetorit, që goditën bazat ushtarake të Republikës Islamike. Një sulm tjetër nga Irani, i cili tashmë ka kryer dy sulme të drejtpërdrejta kundër Izraelit këtë vit, mund ta fusë Lindjen e Mesme sipas analistëve në një konflikt më të gjerë. Izraeli tashmë po lufton me grupin militant Hamas të mbështetur nga Irani në Rripin e Gazës dhe Hezbollahun në Liban.

Top News – 30 mijë ushtarë të tjerë për Putinin/Koreja e Veriut s’ndalet, trefishon numrin e trupave
02/07 15:40
Top News – Përvëlimi po vjen drejt nesh! Vala e të nxehtit në Evropë zhvendoset drejt lindjes
02/07 15:34
Top News – Toka po shkon drejt rrënimit! ‘Kemi vetëm një shtëpi’, Papa reagon për klimën
02/07 15:32
Top News – ‘U harrua’ në makinë në 36 gradë / Humb jetën fëmija në Spanjë, edhe viktima të tjera
02/07 15:09
Top News – Frikë për ‘megatërmet’ / 82 për qind shanse të ndodhë shpejt, Japonia në ethe
02/07 15:09
Top Channel/ Greqia 43 gradë Celsius, metereologët: Ja kur i nxehti mbërrin kulmin!
02/07 14:54
Top Channel/ Hamasi i përgjigjet Trumpit: OK armëpushimit, nëse oferta është serioze!
02/07 14:05
Top Channel/ Zbutet Musk, miliarderi amerikan vlerëson Trump për zgjidhjen e konflikteve botërore
02/07 13:51
Top News – Irani ‘minoi’ Ngushticën e Hormuzit / Burimet amerikane: Mbushi një anije me mina detare
02/07 12:52
Top News – Bota sheh Iranin, Putin ‘bën namin’ / Avancon në Ukrainë, ‘qershor i frytshëm’ për Moskën
02/07 12:15
Top News – Dalai Lama do rimishërohet / Lideri budist do të ketë një pasardhës
02/07 12:11
Top News – Irani, gati për bombën bërthamore / ‘Mund të pasurojmë uraniumin në shkallën 90 për qind’
02/07 12:11
Top News – Këput lidhjet me agjencinë bërthamore / Irani rebelohet, presidenti ndalon bashkëpunimin
02/07 12:09
Top News – SHBA ndal armët për Ukrainën / ‘I duam për vete!’, Pentagoni bën vlerësimin
02/07 11:57
Top Channel/ Urat e Mitrovicës, Vuçiç i ankohet Perëndimit: Nuk u mor pëlqimi i popullit serb!
02/07 11:38
Top Channel/ Gaza, armëpushim 60 ditor- Trump: Izraeli e pranoi, “topi” i mbetet Hamasit!
02/07 11:38
Top Channel/ Spanja dhe Anglia, qershorin më i nxehtë në histori: Po shkohet te 50 Gradët Celsius!
02/07 11:37
Top Channel/ Pentagoni tërhiqet: Jo më armë për Ukrainën, na kanë rënë rezervat!
02/07 11:36
Top News- Temperatura të larta në Europë/ Spanja dhe Anglia regjistruan qershorin më të nxehtë
02/07 09:55
Top News- ‘Izraeli pranon kushtet për armëpushim’/ Trump thirrje Hamasit të bëjë të njëjtën gjë
02/07 09:40