Ka nisur dita e 12 e protestës kundër projektit në Zvërnec, ndërsa qytetarë, aktivistë dhe mbështetës të kauzës janë mbledhur sërish nw kryeqytet për të kundërshtuar zhvillimet që, sipas tyre, cenojnë zonën e mbrojtur dhe interesin publik. Protestuesit kanë bërë thirrje për pjesëmarrje qytetare, duke theksuar se mbrojtja e Zvërnecit është një çështje që prek jo vetëm banorët e zonës, por të gjithë qytetarët.