Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm të gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilët u dënuan me 81 vite burg total. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi theksoi se një aktgjykim nuk mund të rishkruajë historinë e një populli dhe as të barazojë agresorin me viktimën.