Top Channel/U vra në Londër, shokët e shqiptarit:“Paguajnë kriminelët që i sigurojnë hyrje në Angli”
19/05/2021 17:20

“Një jetë ëndrrash”, këtë kërkonte në Britani 22 vjecari shqiptar Armend Xhika, i qëlluar për vdekje me thikë në një rrugë të Sheffield-it pak ditë më parë. 22 vjecari mbeti i përfshirë në një përleshje mes një grupi personash në rrugën Earl Marshal. Ai u la jashtë repartit të urgjencës në Northern General Hospital nga një makinë, e cila më pas u largua teksa mjekët po përpiqeshin të ndihmonin të riun e plagosur rëndë. Një shok i Armendit rrëfeu për gazetaren e The Star, Claire Lewis, se 22 vjecari kishte shkuar ilegalisht në Angli në 2018, për një jetë më të mirë për veten dhe familjen në Shqipëri. Më pak se tre vjet më pas, jeta e tij u shua tragjikisht nga një goditje me thikë, shkruan Lewis. Shoku tha se të rinjtë shqiptarë paguajnë deri në 26 mijë sterlina për të hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe.Ata hyjnë në borxhe ose me bankat, miqtë e të afërmit në Shqipëri, ose me bandat kriminale që iu ofrojnë hyrjen. Miku i Armendit tha se ai bënte disa punë.“Vdekja e tij duhet të shërbejë si zgjim e t’i bëjë njerëzit të kuptojnë se çfarë po ndodh në Sheffield”, u shpreh ai duke shtuar se grupet kriminale i shfrytëzojnë njerëzit si Armendi në Sheffield, pasi e dijnë mirë se ata nuk i kanë dokumentet për punë të ligjshme. “Nëse njerëzit janë në borxhe dhe të dëshpëruar për pará ngaqë nuk kanë letra për mbështetje zyrtare, mund të bien pré e shfrytëzuesve”, vazhdon shoku i Armendit. Deri tani janë bërë pesë arrestime në kuadrin e hetimeve për vrasjen.

Top Channel/ Shpërthim në Moskë, vritet gjenerali i Putinit: Bombë poshtë makinës!
22/12 16:10
Top News – Trump alarmon Danimarkën / Guvernatori i Luizianës, i dërguar për Grenlandën
22/12 15:33
Top News – Orban tallet me BE-në: Rusinë s’e mundi Napoleoni e Hitleri, do ta bëjë Kaja Kallas
22/12 15:30
Top News – Avioni në pikiatë për 1500 metra / Horror në ajër, motori dhe krahu marrin flakë
22/12 15:21
Top News -‘Fshin’ ambasadorët e erës Biden / Trump shkund politikën e jashtme, shkarkon 29 diplomatë
22/12 15:14
Top News – Putin kërkon kthimin e BRSS / Inteligjenca amerikane acaron Kremlinin: E pavërtetë
22/12 15:04
Top News – Starlink në shënjestrën e Putinit/ Arma e re që mund të shkatërrojë satelitët e Elon Musk
22/12 14:56
Top News – Irlanda, ‘nyja’ e dobët e Evropës / Ushtria në gjendje të mjerueshme, nuk ka asnjë radar
22/12 14:40
Top News – SHBA ndjek çisternat e naftës / Bllokadë në ujërat rreth Venezuelës, anija e tretë
22/12 14:13
Top Channel/ Shqiptarja e lindur ne Britani, ne greve urie ne burg per ceshtjen palestineze!
22/12 12:59
Top Channel/ Trump “spastron” ambasadorët: Shkarkohen 30 diplomatë karriere nga “të Bidenit”!
22/12 12:57
Top Channel/ Daily Mail, shqiptari në Angli: Hetim për nxjerrjen me kamionë nga Anglia!
22/12 12:57
Top Channel/ SHBA, mbërthehet nga supergripi: Po përhapet “frikshëm” në Nju Jork!
22/12 12:28
Top Channel/ Gjermania nis “gjyqet” për koronavirusin: Merret në pyetje ish Ministri i Shëndetësisë!
22/12 12:18
Top News – Macron ‘thyen heshtjen’ e Evropës / Do të flasë me Putinin këtë javë për paqen në Ukrainë
22/12 12:16
Top News – Hodhën bomba por nuk shpërthyen / Autorët e sulmit në Bondi i kishin ndërtuar vetë
22/12 12:15
Top News – Franca po punon për ‘bishën’ e re / Aeroplanmbajtësja Charles de Gaulle, ‘në pension’
22/12 12:15
Top Channel/ Greqi, afrimi i festave: Protestat e fermerëve godasin hotelerinë!
22/12 12:13
Top News – Shpërthim në mes të Moskës / Vritet gjenerali rus, bomba ishte vënë në makinë
22/12 11:51
Top News – Kthim te energjia bërthamore / Rindizet centrali më i madh në botë
22/12 11:47
DIGITALB DIGITALB