Naim Bajri nuk arriti ta përfundonte kafen e mëngjesit, pasi u qëllua me breshëri plumbash rreth orës 07:20, në “Merkatën e Rusit”, në lagjen “Partizani” të Shkodrës. Ai ishte i ulur në një lokal në tregun e Rusit në momentin kur autorët janë afruar duke e qëlluar disa herë me armë zjarri. Pas të shtënave ka mbetur i plagosur edhe një qytetar tjetër.