Top Channel/ U “tradhëtua” nga faturat, si ra FBI në gjurmët e autorit të rrjedhjes së dokumenteve!
15/04/2023 11:54

Faturat e paguara në një platformë të mediave sociale në internet dhe intervistat me një përdorues tjetër ndihmuan FBI-në të identifikonte anëtarin e Gardës Kombëtare Ajrore në Masaçusets si të dyshuarin për rrjedhjen e dokumenteve ushtarake shumë të klasifikuara. Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimi një javor, në vazhdën e të cilit u zbulua 21 vjeçari Jack Teixeira, që doli një ditë më parë në gjykatë për t'u përballur me akuzat në bazë të Ligjit për Spiunazhin për marrjen dhe mbajtjen e paautorizuar të informacioneve të klasifikuara dhe të mbrojtjes kombëtare. Ai do të mbahet në arrest deri në seancën e paraburgimit javën e ardhshme. Dokumentet e publikuara prej tij në platformën Discord e të shpërndara prej andej edhe në media të tjera sociale ekspozuan para botës informacione secrete mbi luftën në Ukrainë, aftësitë dhe interesat gjeopolitike të vendeve të tjera dhe çështje të tjera të sigurisë kombëtare. Por Teixiera u përshkrua më shumë si një “mburravec” sesa si spiun. "Kemi të bëjmë me një 21 vjeçar, që donte të shiste mend para shokëve dhe jo me cyber-spiunët e Pekinit apo Rusisë", tha për CNN Jim Himes, anëtar i komisionit parlamentar për shërbimet sekret amerikane . "Kemi shumë punë përpara, për të riparuar këtë sistem, që lejon herë pas here që të rrjedhin informacione," shtoi ai. Nga hetimi rezultoi se Teixeira fillimisht i shtypte në kopje të reja dokumentet por më pas i mori në shtëpi për t'i fotografuar, sepse ai "ishte i shqetësuar se mund të zbulohej duke bërë transkriptimet e tekstit në vendin e punës".

Top Channel/ Shpërthen dhuna në Francë, zjarr e përleshje të forta. Mbi 300 mijë njerëz në rrugë
31/10 22:43
Top Channel/ Gen Z i thotë “JO” dhunës në Gjermani, protestë paqësore: “Jo” sulmit e maskave
31/10 22:33
Top News – Alarm për sulm në Moskë. SHBA thirrje qytetarëve – Shmangni Muzeun Tsaritsyno
31/10 19:45
Top Channel / Halloween i frikshëm në Evropë. Protesta në Francë, Gjermani, Itali e vende të tjera
31/10 19:43
Top News – Darka e Lavrov me Marko Rubion. Ftesa e Rubios thellon ndasitë mes SHBA dhe BE
31/10 18:00
Top Channel/ Serbi, mbyllet banka Alta! I hiqet licenca, dyshime për transferta drejt Rusisë
31/10 14:55
Top Channel/ Vuçiç drejt arrestimit? Avokati: Shkelje ligjore, në pritje të ndjekjes penale!
31/10 14:51
Top News – ‘Spiunët’ marokenë orkestruan fluksin, hetimi spanjoll për dyndjen e emigrantëve në Ceuta
31/10 14:30
Top News – Trump e ka ndarë mendjen. Sulmon Iranin pak orë pas zgjedhjeve të mesmandatit
31/10 14:00
Top News – Mashtroi vdekjen. Christa Pike rrëfen ‘përvojën’ dhe pasojat e injeksionit
31/10 13:30
Top News – Shqetësime për Trump. Presidenti ndërpret fjalimin, ‘përlotet’ gjatë fushatës
31/10 13:00
Top Channel/ Nga Roma në Milano e Torino, Italia “pushtohet” nga protestat- Rikthehen tensionet!
31/10 12:08
Top Channel/ Franca në frikë nga Halloween! Fundjava e tretë e protestave të dhunshme
31/10 12:08
Top Channel/ Poloni, përleshje për kreun e Gjykatës Kushtetuese: Ndërhyn presidenti!
31/10 11:58
Top Channel/ Kanadaja afrohet me BE-në: Krijohet në Montreal “Aleanca për të Ardhmen”!
31/10 11:56
Top Channel/ SHBA i shet Ukrainës 500 raketa Patriot, Zelensky skeptik: Nuk i dihet kur dorëzohen!
31/10 11:24
Top Channel/ Mediat në SHBA: Ditën e parë pas zgjedhjeve, Trump do të rinisë sulmet ndaj Iranit!
31/10 11:19
Top Channel/ Gjermania përgatitet për protesta: Gjenerata Z, në rrugë për Halloween!
31/10 11:18
Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13
Top Channel/ Truri i Bruce Willis do të dhurohet! Familja do ua japë shkencëtarëve pas vdekjes
30/10 23:10