Top Channel/ U shpall non-grata nga SHBA, kërkohet dorëheqja e kryetarit të Strugës!
24/06/2023 12:30

Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut njoftoi se ka ndërmarrë që në 2019-tën një nismë për hetimë kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, i cili u përcaktua nga Departamenti amerikan i Shtetit si “persona non grata” për shkak të veprave korruptive dhe ndikimit në gjyqsor. Struktura antikorrupsion në Shkup thekson një sërë parregullsishë në punën e Merkos, ndërsa hedh dyshime mbi punën e Prokurorisë, Gjykatës Komunale dhe Këshillit Gjyqësor sa i takon tolerimeve të bëra atij. Përcaktimi nga Departamenti i Shtetit për kryetarin e Komunës së Strugës, Ramiz Merko si "persona non grata" vijon të jetë temë kryesore debatesh në opinionin publik në Maqedoninë e Veriut, me kërkesat e shtuara jo vetëm të opozitës për largimin e tij nga posti, por edhe me ballafaqimin me drejtësinë. Sipas Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, nisma e tij për hetime në 2019-tën ka humbur në sirtaret e Prokurorisë Themelore në Strugë dhe të Këshillit Gjyqësor. Kryetarja e këtij komisioni, Biljana Ivanovska u shpreh se kreu i Strugës ka vepruar në kundërshti me vullnetin e Këshillit Komunal dhe se i ka shkaktuar dëme buxhetit gjatë prokurimeve publike për përfitime personale.“Këshilli Komunal nuk ka marrë një vendim të posaçëm për furnizimin e komunës me automjete në vitin 2018, ndërsa janë bërë lëshime proceduriale dhe gjatë debatit për ribalancimin e buxhetit të komunës nuk është diskutuar fare për blerjen e automjeteve për nevojat e komunës, megjithatë ato janë blerë më pas. Komuna që nga viti 2010 punonte me llogari të bllokuar bankare në kohën e blerjeve dhe furnizimeve me automjete luksoze, theksoi ajo.

Top News- Garda Revolucionare iraniane ‘terroriste’/ BE ‘godet’ regjimin, Irani kërcënon me luftë
29/01 21:00
Top Channel/ BE pro Trump, shpall terroriste gardën e Iranit, pasi u vranë mijëra protestues
29/01 20:05
Top News – Evropa të përqafojë logjikën e forcës! Kancelari gjerman: E ardhmja jonë varet nga kjo
29/01 15:37
Top News – Rusia të luftojë deri në fund! Lideri çeçen kundër bisedimeve për paqe në Ukrainë
29/01 15:32
Top News – Flakë ferri në gjithë Lindjen e Mesme / Rusia paralajmëron Trumpin kundër sulmit në Iran
29/01 15:32
Top News – Qëndroi 14 orë mbi kabujt nënujorë / Marina britanike gjurmon anijen e dyshimtë ruse
29/01 15:29
Top Channel/ Klandestinët në La Mansh, Kina do ndihmojë Anglinë: Starmer, marrëveshje me Xi Jinping!
29/01 15:22
Top News – Rusia me shpejtësinë e kërmillit në Ukrainë / Përparim më i ngadaltë se në WWI
29/01 14:50
Top News – Turqia paralajmëron Greqinë: Kujdes me kërkimet në ujërat e kontestuara të Egjeut!
29/01 14:41
Top Channel/ Starmer në Kinë: Marrëveshje për vizat, whisky-n dhe anijet!
29/01 14:30
Top Channel/ “Flirtimi” i Kinës me Perëndimin irriton Trump, Pekini mund ta rrëzojnë nga pushteti?
29/01 13:48
Top Channel/ E kaluara mëkatare e bankës së njohur, zbulohen skandalet me emrat e ‘VIP’
29/01 13:34
Top Channel/ Dashuria kthehet në makth, profesori i kimisë nxjerr fotot intime me zyshën, ishte…
29/01 13:16
Top News – U përball si askush tjetër me Trumpin / Rritet popullariteti i kryeministrit kanadez
29/01 12:14
Top Channel/ 1000 USD për fëmijët e lindur në SHBA, Trump me program të ri: Ndërtojmë të ardhmen!
29/01 12:14
Top News – Garda Revolucionare e Iranit në listën e zezë / BE do e klasifikojë organizatë terroriste
29/01 12:14
Top News – Putin braktis bazën në Siri / Tërhiqet nga aeroporti i Qamishlit, afrim me Al-Sharan
29/01 12:12
Top News – Asnjë i mbijetuar në bord / Tragjedi në ajër, rrëzohet avioni nga moti i keq
29/01 12:08
Top News – Vendos foton e Putinit në Shtëpinë e Bardhë/Trump shkakton zemërim me ‘portretin e bukur’
29/01 12:05
Top News – Synohen fitore ekonomike / Kinë-Britani e Madhe, rivendosen marrëdhëniet
29/01 12:02
DIGITALB DIGITALB