Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Gramsh, pasi një 53-vjeçar humbi jetën. Sipas uniformave blu, shtetasi Robert Xhangoli, i cili ushtronte aktivitet në transportin e vizitorëve për qëllime turistike drejt zonës, dyshohet se gjatë lëvizjes në këmbë është rrëzuar dhe për pasojë ka humbur jetën. “Më datë 19.04.2026, rreth orës 12:45, tek Ujëvara e Sotirës, shtetasi R. Xh., 53 vjeç, banues në Durrës, i cili ushtronte aktivitet në transportin e vizitorëve për qëllime turistike drejt zonës, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht gjatë lëvizjes në këmbë dhe, për pasojë, ka humbur jetën.