Orët e para të së premtes ka arritur në Kosovë, trupi i Faton Hajrizit, shtetasit të Kosovës të vrarë në Serbi. Trupi është sjellë përmes pikës kufitare të Mërdarës, ku kishin dalë familjarët ta presin. Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka konfirmuar kthimin e trupit të tij, duke iu referuar si shtetas i Kosovës e duke njoftuar se do të kryhen procedura të tjera mjekoligjore për identifikimin e tij.