Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në lagjen Rus të Shkodrës, aty ku mbeti i plagosur Vladimir Bruçi. Bruçi është një emër i njohur për Policinë. Në 3 qershor të vitit 2024, ai është dhunuar me sende të forta në po të njëjtën lagje nga 6 persona, pas një konflikti për një vend parkimi.